Qytetari nafta 200 mijë lekë, Rama: Nuk është e vërtetë…

Kryeministri Edi Rama ka replikuar me komentuesit në profilin e tij Facebook në lidhje me rritjen e çmimit të karburantëve.

 

Një qytetar e pyet kryeministrin në lidhje me çmimin e lartë të naftës por kreu i qeverisë e mohon një gjë të tillë.

 

Në komentin e saj ajo e pyet kryeministrin nëse e di se në vend çmimi i naftës është 200 mijë lekë, por Rama ja kthen se një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

 

“Sikur kjo te ishte e vertete sot çmimi i energjise do kishte kercyet përpjete si ne Kosovë apo si ne vende te tjera përreth, por e kundërta është e vërtete, braktisja e popullit nuk ka asnjë lidhje me mua”, shkruan Rama në komentin e tij.

 

Ndërkohë një tjetër komentues i kujton kryeministrit se ai e ka pyetur për çmimin e naftës dhe jo të energjisë dhe Rama ja kthen se e di se për çfarë është pyetur.

 

“E di për çfarë me pyeti dhe janë të lidhura bashke gjerat, prandaj edhe nuk duhen pare te shkëputura se arka e shtetit një është”, shprehet ndër të tjera kryeministri.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...