“Me mua nuk flet dot kështu”, Rama debat gjatë takimit me nënë Lizën

Janë zbardhur detaje lidhur me bisedën që kryeministri Edi Rama pati me disa nga banorët që protestojnë kundër projektit të ndërtimit në zonën e “5 majit”.

 

 

Në një video të publikuar në media, Rama gjatë diskutimit i thotë të nënë Lizës: “Me mua nuk flet dot kështu…dëgjo këtu kur je përballë meje…”

 

Ndërkohë banorja e cila ka filmuar takimin me Ramën, thotë: “Kryeministri nuk na dëgjoi”. Rama sot u prit me protesta nga banorët e “5 Majit”, Laprakës dhe Paskuqanit para se ai të futej në Kuvend. Për të diskutuar, kreu i qeverisë mori tre persona, ku ishte e pranishme dhe nënë Liza.

 

Pas taklimit, Rama tha se personat që kanë dokumente të rregullta hipotekore ose do të marrin kompensim financiar, ose shtëpi në shkëmbim. Ndërsa për të tjerët, që nuk disponojnë dokumentacion, shtëpia do ti prishet dhe ata do të trajtohen me bonus qiraje derisa në marrjen e shtëpisë./Opinion.al

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...