Zihen për një burrë: Vetëm ka bërë ‘twerk’ gjithë jetën e saj, nuk ka lexuar asnjë libër

Këtë javë në “Love Story” Kristi është rikthyer tek Kleona pas disa mungesash në takime me njëri-tjetrin.

 

Pas spektaklit të djeshëm ka qenë Marinela ajo që ka komentuar takimin e dy konkurrentëve në dhomën e kuqe.

 

Ajo e ka quajtur Kleonën si një vajzë të palexuar dhe që di të bëjë vetëm ‘twerk’, por nuk ka munguar edhe reagimi i konkurrentes në studio.

 

Marinela: Kleona nuk është fare e përshtatshme për të. Për mendimin tim është një vajzë shumë e palexuar, është një vajzë e cila vetëm ka bërë “twerk” gjithë jetën e saj nuk ka lexuar asnjë libër. Duket që në fjalorin e saj dhe në mënyrën e sjelljes. Unë mendoj që ajo është një element këtu që është i djegur.

 

Kleona: Jam 24 vjeçe, kam mbaruar shkollën për Shkenca Politike, kam përfunduar masterin për Qeverisje dhe Politika Publike, merrem me menaxhimin e disa projekteve për të Drejtat e Fëmijëve. Gjithashtu mësoj të rinjtë për kërcime latine, kam një Instagram me shumë “followers” (se e përmend shumë) dhe unë e përdor për punë, që është zgjuarsi dhe aftësi kjo gjë. Jam 24-vjeçe, je 30-vjeçe je këtu ku je dhe pa burrë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...