Moti merr kthesën drastike pas ditës së martë, mësoni si parashikohet të jetë koha gjatë javës së ardhshme

Dita e hënë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët. Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

 

Në mesditë e kryesisht pasdite reshjet e shiut fitojnë intensitet mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave. Në orët e pasdites në lartësinë mbi 300 metra në veri-verilindje dhe në lartësinë mbi 500 metra në lindje-juglindje reshje bore me intensitet deri mesatar. Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e para të mëngjesit të ditës së martë.

 

 

Gjatë ditës së martë e deri ditën e premte vendi ynë do të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qëndrueshme. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të territorit, vranësira pritet të jenë pakta kryesisht përgjatë relieveve malore.

 

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore ditën e martë dhe të mërkurë do të fitojë shpejtësi deri në 15-20m/sek.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...