Donaldi i kërkoi të publikonte fotot e Einxhel, vjen menjëherë reagimi nga Romeo (foto)

Mbrëmjen e djeshme një debat i fortë “plasi” mes Einxhel dhe Donaldit.

Një deklaratë e moderatores se vëllezërit Veshaj janë bërë të famshëm nga të dashurat e tyre bëri që një situatë aspak e këndshme të krijohej në emosionin LIVE.

Donaldi i quajti të ulëta fjalët e saj ndërsa debati degradoi më tej duke kaluar në personale dhe duke hapur muhabete të vjetra mes tyre.

Ata kanë pasur një bashkëpunim jashtë shtëpisë që nuk ka përfunduar mirë. Einxhel shpërtheu ndaj tyre duke thënë se kishte bërë një aksident dhe se e kishin hequr nga puna.

Donaldi tregoi anën e tij të historisë duke thënë se Einxhel nuk e merrte seriozisht punën, madje i kërkoi binjakut të tij Romeos që nga jashtë të publikonte provat dhe fotot që vërtetonin fjalët e tij.

Pas gjithë kësaj situate ka reaguar dhe Romeo i cili ka publikuar një video ku shihet binjaku i tij i tensionuar. Romeo krah videos shkruan: Demi i vëllait bëhu i fortë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...