Rezarta Smaja falënderon vjehrrin dhe vjehrrën, ata janë çelësi i suksesit së martesës së saj

Ndonëse në jetën artistike emri i Rezarta Smajës ruan një numër suksesesh, nuk mbetet pas as ajo private, edhe pse ajo e mban pak më larg medias. Në emisionin “Rudina”, këngëtarja tregoi se është e martuar prej vitesh dhe historia e dashurisë ka nisur që në fëmijëri.

 

Rudina Magjistari: Shoh që ke një rreth në gisht. Rezarta Smaja: Po. Rudina Magjistari: Je e martuar? Flasim pak për jetën tënde.

 

Rezarta Smaja: Unë nuk e kam blerë vetë unazën. Bashkëshorti im është një bashkëshort i mrekullueshëm. Rudina Magjistari: Sa kohë ke që je martuar?

 

Rezarta Smaja: Nuk di të të them sa vite kemi bashkë, mund të jenë 20 vjet ndoshta. Po bëhen 18-19 vjet bashkë të martuar, të fejuar dhe kemi kaluar shumë gjatë jetës. Kemi qenë fëmijë, kemi qenë të rinj dhe tani jemi të martuar bashkë. Sigurisht nuk jemi një çift pa gabime, por mendoj që jemi jashtëzakonisht shumë të lumtur me çfarë kemi realizuar deri më tani dhe çfarë kemi bashkë me njëri-tjetrin.

 

Mes koncerteve, angazhimit në teatrin “Migjeni” të Shkodrës dhe familjes, si vendoset ekuilibri në jetën e Rezarta Smajës?

 

Rezarta Smaja: Në familjen time, ekuilibri më i madh është vjehrra ime. Mendoj që ajo i ka mbajtur ekuilibrat më mirë se sa çdokush sepse ne të rinjtë e kemi pak mendjen në punë e shëtitje. Ndërsa kur ke prindërit, ndoshta sikur të fusin pak në shina në atë ditën tënde të rrëmujshme, kështu që i falënderoj shumë, edhe vjehrrën, edhe vjehrrin.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...