Ish-banorja e BB hedh akuza te renda: E keni parë çfarë bën Arjola për të marrë….

Ish-banorja e Big Brother, Neda Balluku, ka komentuar disa nga banorët VIP brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo ka hapur një votim në profilin e saj në Instagram me pyetjen “Kë mbështesin shqiptarët e Kosovës”?

 

Sipas sondazhit të saj, shqiptarët nga Kosova duan në finale Donaldin, Egzonën, Beniadën dhe Einxhel. Duke iu përgjigjur një mesazhi që ka marrë se Arjola ka inat Egzonën për faktin se mund t’i marrë votat sepse është e vetmja konkurrente nga Kosova, Neda thotë se aktorja po përdor UÇK-në sa herë që “pozitat i ka të pasigurta”.

 

“Edhe unë mendoj se është taktikë e Arjolës bluza e UÇK-së. Unë personalisht nuk e kam dëgjuar kurrë ta bëjë një bisedë për çështjen e luftës së Kosovës dhe kontributit të UÇK-së”, është shprehur Neda.

 

“Mbase jam gabim. Besoj se Arjola po lufton fort për mbështetjen e shqiptarëve të Kosovës, por fatkeqësisht atë bluzë ia shoh vetëm kur pozitat i ka të pasigurta.”, ka shkruar ajo.

Me pak fjalë, duke marrë parasysh faktin se Arjola ka zhviluar karrierën e saj si aktore (kryesisht e humorit) në Kosovë, duket se po e përdor për efekt votash.

 

Shqiptarët e Kosovës e mbështesin shumë aktoren e programit “Portokalli”. Ata janë shumë pro qëndrimit të saj në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...