Sa lekun e paskemi pas ne shqiptarët! Paralajmërohet sërish rritja e çmimit të ujit

Enti Rregullator i Ujit (ERRU) miratoi metodologjinë e re që do të zbatohet në vazhdim sa herë të aplikohet nga ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve për rishikim të tarifave.

Referuar dokumentit që ka hyrë në fuqi prej këtij muaji, ndërmarrjet duhet të kenë plane të qarta biznesi disavjeçare. Metodologjia e re përcakton saktë rastet se kur mund të aplikohet për tarifë, mënyra si bëhet përcaktimi i saj dhe kostot që merren parasysh.

Në shpjegimin e Entit për metodologjinë, theksohet: “Një numër mjaft i vogël shoqërish kanë synuar të mbulojnë me tarifa edhe një përqindje të kostove totale ku përfshihen edhe kostot e amortizimit, të interesave e të principalit të huave apo kredive të financuara nga donatorët e huaj.

Janë pothuajse të përjashtuara rastet kur shoqëritë kanë aplikuar pranë ERRU-së, që me tarifat e shërbimeve të mbulojnë në të ardhmen edhe nevojat e planifikuara për investime fizike. Ky është faktori kryesor që ERRU në vendosjen e tarifave ka aplikuar metodën “Kosto Plus” me periudhë rregullatore 1-vjeçare”.

Enti pranon se gjendja aktuale dhe nevoja e përmirësimit të performancës së sektorit kërkon një konceptim më të avancuar të metodologjisë së vendosjes së tarifave. Por, është e qartë se nevoja e lartë për investime në sektor nuk do të mund të mbulohet vetëm me mbështetjen e Buxhetit, donatorëve apo tarifave aktuale, ndaj rritja e tyre është e pashmangshme.

“Metodologjia e avancuar e “Çmimit Tavan” kërkon domosdoshmërisht që shoqëria të ketë një Plan Biznesi 5-Vjeçar që synon përmbushjen e kërkesave të mësipërme për sektorin e UK, si dhe të kushteve që përmbajnë Direktivat Evropiane për ujin e pijshëm e për ujërat e ndotura. Referuar vlerësimit të nevojave për investime në sektor,

përcaktuar në Master Planin Kombëtar, dokumenti-projekt i Strategjisë Kombëtare të Financimit të Sektorit të Ujësjellës Kanalizimeve parashikon që krahas kontributeve nga Buxheti i Shtetit dhe donatorët e huaj, një pjesë e mirë e tyre të mbulohet nga rritja e tarifave të shërbimeve.

Aplikimi i metodës së re të rishikuar që ka parasysh financimin e komponentit të investimeve me anë të tarifave do të kontribuojë për rinovimin e aseteve, me anë të përfshirjes në kosto të komponentit të amortizimit, duke eliminuar rrezikun e vjetërimit të aseteve në sistemet e ujësjellësve dhe kanalizimeve të ujërave të ndotura|.

Metodologjia ka të përcaktuar edhe formulën që do të përdoret për tarifat ku ERRU saktëson se shoqëria llogarit e justifikon përbërësit vjetorë të tarifave për periudhën rregullatore, në përputhje me këtë metodologji për secilin nga shërbimet e rregulluara, përfshirë kostot e pranuara operacionale, numrin e klientëve e vëllimet e shërbimit.

Kostot kapitale llogariten vetëm për tarifën volumetrike të shërbimit të rregulluar kur shoqëria mbulon mbi 100% kostot e pranuara operacionale, por të dhënat për këto kosto do të raportohen në çdo aplikim. Shoqëria mund të propozojë nivel më të ulët të të ardhurave nga tarifa volumetrike se të ardhurat e nevojshme të llogaritura për mbulimin 100% të kostove, kur kjo justifikohet bazuar në kriteret e vendosjes së tarifave që përdor ERRU në këtë metodologji./Monitor

TE TJERA

spot_img