“Po negociojmë me LSI-në”, deputetja e PD-së zbulon strategjinë që po përgatit Berisha

Ndërkohë që 31 janari është afati i fundit për regjistrimin e partive politike që duan të garojnë në zgjedhjet e pjesshme në gjashtë bashki, Grupi i Rithemelimit në PD ka njoftuar se do të zgjedhë kandidatët përmes primareve.

Në një lidhje skype në studion e lajmeve në MCN TV deputetja e PD-së, Sorina Koti bëri të ditur se ky proces pritet të nisë këto ditë dhe mbyllja do të bëhet në 27 janar për të gjetur kandidatët më të mirë për këto zgjedhje.

Ajo tha se gara do të jetë e brendshme, dhe sipas statutit të ri kandidatët kanë mundësi të vetëpropozohen, të propozohen nga dega ose nga grupi i rithemelimit.

“Është për herë të parë që një forcë politike zbaton garën me primare. Njoftimi është bërë publik bashkitë që do jenë në garë dhe PD ka nisur konsultimet në degët procesi do të nisë në 23 janar dhe do të përfundojë brenda disa ditësh. Grupi rithemelimit do të bëjë dhe publike emrat e kandidatëve për bashkitë. Ne kemi vendosur si datë që propozimet të mbyllen në 27 janar dhe përzgjedhja të bëhet përpara datës së regjistrimit.

Jemi vënë në lëvizje për të gjetur kandidatët më të mirë edhe pse në një kohë të shkurtër dhe kushtet ku ndodhemi. Gara do të jetë e brendshme pasi komisioni i rithemelimit ka marrë përsipër drejtimin e partisë do të jetë një garë e cila do të ndodhë në tre mënyra, mund të vetëpropozohen, të propozohen nga dega ose mund të jenë të propozuar nga komisioni i rithemelimit. Pas votimit nga anëtarësia, kush nga kandidatët do të ecë më shumë në votë ai do të përfaqësojë. Sa i përket logos dhe çështjeve të tjera teknike është një betejë tjetër legale për të cilën jemi në një betejë ligjore.”, u shpreh Koti.

Ndërsa e pyetur nëse mund të ketë hapësirë për t’u bashkuar me LSI, apo që të mbështeten kandidatet e saj, Koti tha se Komisioni i Rithemelimit dhe LSI janë në negociata për të shkuar në këto zgjedhje me një kandidatë të vetëm.

“Në dijeninë time është duke u negociuar për një koalicion të gjerë dhe me LSI në të njëjtën kohë, është një aleancë e cila do të shkojë në zgjedhje e bashkuar. Pra komisioni i rithemelimit dhe LSI pritet të bëjnë bashkë kandidatët e tyre dhe të shkojnë në zgjedhje me një kandidatë, kjo është formula që po negociohet, por nuk kemi ende një përgjigje të saktë, jemi në konsultime.”, tha ajo.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img