“As Ramiz Alia nuk arriti ta bënte këtë”, Sali Berisha del me deklaratën e fortë për Ramën dhe Bashën

Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur sot në një takim me mbështetësit e tij në Rrëshen,

ku ka folur në lidhje me zhvillimet e brendshme të Partisë Demokratike. Berisha është pritur me thirrje entuziaste, në këtë takim të radhës së Foltores.

“Sot jemi në një moment nga më kritikët në historinë tonë, sot pas 30 vitesh përpjekjesh tona për të qenë njerëz të lirë dhe me dinjitet, ne ndodhemi përsëri në një monizëm të shëmtuar. Unë do tju paraqis ju një tabelë të vitit 2020, ku kreu i meduzës ka një pushtet më të madh se diktatori i fundit, Ramiz Alia.

Mos harroni që kjo është e vitit 2020, sot në 2022-shin ku është marrë peng dhe kreu i opozitës, ky pushtet nuk është 10% më i madh se 91-shi, është të paktën 20% më i madh se 91-shi.

Sot më shumë se kurrë një mision i madh ju thërret ju dhe shqiptarët kudo që janë, të largojmë, të përmbysim sistemin monist në Shqipëri. Të rivendosim lirinë dhe vlerat e saj. paralelet me fundin e diktaturës janë absolutisht identike. Në vitin 1991, diktatori i fundit me mjetet e tij nga mëngjesi deri në darkë fliste për demokraci dhe procese demokratike.

Sot ndodh e njëjta gjë. Në vitin 1991, burra të shquar më deklaronin se Ramiz Alia është një Gorbaçov i Ballkanit. Unë u thosha se ai ka skuqur vendin me gjakun e të rinjve. Ata mbeteshin. Unë u thosha se ka firmosur për pushkatimin e 27 intelektualëve shqiptarë pa gjyq dhe ata habiteshin. Pa dyshim, ndryshonin mendim.

Ramiz Alia nuk bëri atë që po bën Edi Rama në vitin 2022. Ai nuk e mori peng kurrë opozitën. Në vitin 1991 ishim opozitë e vërtetë dhe fituam me një revolucion plebishitar dhe paqësor,” tha

Berisha përsëriti akuzat e tij, se Lulzim Basha është peng i Edi Ramës, dhe mbahet në zyrë vetëm përmes gardistëve dhe punonjësve të policisë.

‘Edi Rama e mban atë si kryetar të Partisë Demokratike duke e rrethuar me gardistë, ky bën lojën me makabre me pseudopluralizmin.

Çdo shqiptar ta pyesin, kush është i prirur ta pranojë një kryetar të rrethuar me vrasës dhe banditë në seli, ndaj jush, që e keni votuar dhe e keni mbështetur’, u shpreh më tej Berisha.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img