Gruaja që shet rroba të përdorura gjen 5 mijë euro në xhepat e tyre, bën gjestin që tregon se akoma ka njerëz të mirë

Një grua që shet rroba të përdorura në tregun Papagout në Greqi ka gjetur 5000 euro në xhepin e veshjeve që kishte marrë për të tregtuar.

Gruaja ka bërë një gjest të rrallë dhe ka vendosur t’i dorëzojë lekët në polici në rast se dikush do të shkojë t’i kërkojë.

Ajo tha se “nuk mund ta mbaj diçka që nuk është e imja.” Paratë i janë dorëzuar policisë dhe deri më tani askush nuk i ka kërkuar.

Nëse brenda vitit të ardhshëm nuk kërkohen nga pronari i tyre, atëherë do të shkojnë në Fondin e Depozitave, shkruan protothema.

Megjithatë, ajo u kërkoi autoriteteve që të mos shkonin atje paratë, por për “Buzëqeshjen e Fëmijës” dhe “ Arkën e Botës” .

Gjesti i kësaj zonje është vërtet për t’u duartrokitur, pasi tregon se akoma ka njerëz të mirë në këtë botë të sotme, ku interesi personal është primar.

Armando Broja i bën surprizën e bukur Luizit brenda në shtëpinë e BBV (foto)

Tashmë reality show “Big Brother VIP Albania” ka përfshirë edhe futbollistët që nuk mungojnë herë pas here në rrjetet sociale duke treguar banorin e...

‘Aktron shumë’, Lorenci dhe Elvisi “FLLIQIN” keq Oltën

Lorenci dhe Elvisi biseduan mëngjesin e sotëm për lojën e Oltës deri në këtë pikë. Sipas Lorencit ajo e ka marrë shumë seriozisht lojën...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME