‘O unë, ose ti aty. Ti ke shumë shpenzime se je i sëmurë’, nusja i drejtohet vjehrrit

Petriti ka sjellë në seancë ndërmjetësimi të birin në rubrikën “Shihemi në Gjyq” në “E diela shqiptare”, por ai nuk ka pranuar. Në vend të tij ka ardhur nusja, Albana. Por çfarë kërkon në këtë rast Petriti nga i biri dhe nusja?

Albana: Me gjithë respektin që kam si babai i burrit dhe gjyshi i fëmijëve të mi, të lutem shumë nuk e kuptoj sepse na ke futur në një stres, në një sherrr…

Petriti: Ku të vete unë, nga të ia mbaj unë?!

Albana: Po çfarë ke me ne?! Ne kemi hallin tonë.

Eni Çobani: Nga djali çfarë kërkon?

Petriti: Nga djali dua strehim, strehim.

Eni Çobani: E ke nga martesa e parë këtë?

Petriti: Po.

Eni Çobani: Ke pasur marrëdhënie me djalin më përpara?

Petriti: Jo, me djalin kam pasur pak marrëdhënie kohët e fundit.

Eni Çobani: Po ku ka qenë djali gjithë këto vite, je interesuar ti si prind?

Petriti: Jo, për herë të parë në Greqi jemi njohur kur unë u sëmura për vdekje dhe u bëra për spital.

Eni Çobani: Po sa vjeç i ke lënë fëmijët?

Petriti: 15 vjeç. Te djali im do të shkoj. O nuse, unë do të shkoj te djali im.

Albana: Po ti ke gruan, djalit ia ke prishur qetësinë më vjen shumë keq.

Petriti: Ia prisha, s’ia prisha, djalit tim, te ai do të shkoj.

Albana: Djali nuk pranoi të vinte sot këtu…

Petriti: Ku do të shkoj unë?!

Albana: Gjeje të drejtën ku e ke lënë, jo këtu e të prishësh qetësinë time dhe të bashkëshortit tim. Ti ke 3 djem, çfarë ke me këtë tani?!

Petriti: Vetëm me atë sepse me atë e gjej llafin, me të tjerët nuk e gjej dot. Ky më ka ngjarë mua.

Albana: Tani të shkatërrojë jetën e tij?! Ose ti, ose unë aty sepse ti ke shumë shpenzime sepse je i sëmurë mbi të gjitha…

Petriti: Po unë ku do të shkoj?

Albana: Po pse nuk m’i dhe mua lekët dhe ja dhe Xhevatit?!

Petriti: Tek ai pata besim, vëlla, kushëri i parë./tvklan.al

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img