E ka pranuar hapur që i pëlqejnë meshkujt, i riu shqiptar: E kam kuptuar që i vogël fare, luaja me kukulla

Dario Doka, make up artisti i njohur, i cili ka shprehur hapur preferencën e tij për meshkujt ka qenë i ftuar ditën e sotme në emisionin “Rudina” ku dhe ka ndarë disa detaje nga jeta e tij personale.

Ai ka thënë se kur ishte i vogël luante me kukulla, edhe pse mamaja e tij i thoshte se kjo nuk ishte diçka e mirë. Sevim Arbana: Fëmijët e vegjël, prindërit i dallojnë qëkur ato kanë preferenca, veshje…

Lindita Pano: Fëmijët kur janë të vegjël eksperimentojnë. Dario Doka: Unë kur isha fëmijë luaja me kukulla. Mami më thoshte nuk është mirë.

Kur u rrita më tha që duhet të marrësh një gocë. Shoqëria nuk të bën gay, nuk është rrugë e keqe sepse lind i tillë. Lindita Pano: Është një trend në Amerikë tani që vajzat kërkojnë të bëhen çuna dhe një shkrimate e quan një epidemi në masë.

Rudina Magjistari: Pse vajzat ankohen se sot ka pak djemë për të krijuar lidhje? Sevim Arbana: Kjo nuk ka lidhje fare me gay-t.

Kemi një proces tjetër të shoqërisë. Në moshën 30 vjeç, sot është normale edhe të martohesh e lindësh edhe pas të 40-ave. Unë mendoj se Dorina e ka futur në mënyrë metaforike sepse nuk bëhesh dot gay, është natyrale.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...