67 vjeçarja denoncon të dashurin, Më ka marrë 26 mln lekë, fëmijët më rrahën kur morën vesh lidhjen me te

Në emisionin me “Zemër të Hapur” në News24 u trajtua historia e një 67-vjeçareje. Ajo denoncoi ish të dashurin me pretendimin se i ka marrë një shumë parash dhe nuk ja ka kthyer kurrë.

E moshuara pohon se i ka dhënë ish të dashurit, 26 milionë lekë të vjetra përgjatë disa viteve.

Marrëdhënia me këtë person, zonjën e ka ndarë dhe nga familja e saj. Pasi fëmijët e 67-vjeçares si dhe ish-bashkëshorti, morën vesh për lidhjen e saj.

Ky person më ka pas njohur që në moshën 15-vjeçare, më ndiqte dhe me vëzhgonte rregullisht. Asaj kohe unë isha fejuar dhe familja ime më kishte fejuar. Ky vazhdonte të më ndiqte dhe ky pas nja 4 vitesh martesë e takoj në një rrugë. Unë po prisja makinën për të shkuar në Tiranë. Ky kalon dhe më thotë që eja se andej e kam rrugën.

E mbaja mend këtë person dhe filluam të kishim një marrëdhënie me këtë person. Dhe filluam të hapnim një biznes me fruta perime. Ku pjesë ai bëri pjesë edhe motrën time. Atëherë i pata dhënë 100 mijë lekë këtij ne 1996. Ai ishte me familje kishte grua dhe fëmijë. Edhe unë kisha familje dhe fëmijë. Kur ne nisëm lidhjen, gruaja e tij e dinte që ai kishte një të dashur që isha unë.

Fëmijët e mi e morën vesh që kisha një lidhje me këtë person. Ai më t orturonte më mbante në punë dhe më detyronte të qëndroja larg banesës time. Familja ime e mori vesh se unë nuk shkoja në shtëpi ai nuk më lejonte” – tha 67-vjeçarja.

Gjithashtu ajo deklaroi se pasi e morën vesh fëmijët, ata e kanë r rahur dhe e kanë d hunuar. derisa u nda në vitin 2004 nga ish-bashkëshorti.

“Kur e mori vesh burri fëmijët më r rahën më t orturuan komplet. Ai më mashtroi dhe më pohonte që do më merrte për grua. Mirëpo djemtë e mi më r rahën më d hunuan. Mirëpo edhe pse unë u d hunova vazhdova lidhjen me të .

Burri nuk donte të më ndante edhe pse e mori vesh.

Djemtë e mi nuk e pranuan dot tradhtinë dhe ne u divorcuam në 2004. Unë u largova nga shtëpia sepse burri mori ç iften të më v riste. Jam penduar për atë që ndodhi, jam penduar edhe në sy të tij. Pasi unë jetoj vetëm sot pa asnjë nuk më do askush as fëmijët as nipat as mbesat. Ky jo vetëm më turpëroi apo d hunoi, por më mori rreth 26 milion lekë të vjetra.

Ky jo vetëm mua por edhe dhëndrit i mori edhe 11 milion të vjetra dhe i ktheu vetëm 8 milionë. Ai edhe gocën e vet e ka zhvatur. Ai pretendon se mi ka dhënë, pasi më ka blerë një objekt që është 32 m katror.

Në lidhje me këtë histori, në studio ka folur dhe ish i dashuri i 67-vjeçares. Ai e ka mohuar t’i ketë borxhe asaj, madje duke deklaruar se nuk e ka pasur as të dashur.

“Ajo mashtron nuk i kam lekë borxh asaj, ja kam shlyer të gjitha. Ajo mashtron dhe gënjen, kam letra dhe dokumente dhe mund të vini ti shikoni. Kam edhe një dëshmitar. Zonjën e kam pasur shoqe jo të dashur, nuk di pse e ka shkatërruar familjen e saj. Unë jam i pastër. Një njeriu im është dëshmitar, që e ka vërtetuar këtë gjë. Më lini rehat pyesni atë që keni në studio. Ajo ka 10-vjet që nuk punon unë e mbaj edhe me doktor të gjitha pagesat” – tha ish i dashuri.

- Publicitet -

TE TJERA

spot_img