EMRAT/ Cilët janë 4 deputetët e Sali Berishës që “u falën” nga Lulzim Basha

Me përjashtimin përjetë nga Partia Demokratike të ish-kryeministrit Sali Berisha pati edhe një sërë deputetësh që patën të njëjtin fat ose u pezulluan. Sali Berisha, Flamur Noka, Edmond Spaho dhe Albana Vokshi u përjashtuan ndërsa 6 deputetë të tjerë u pezulluan.

Sipas vendimit të selisë blu, të pezulluarit kanë një tjetër shans që të rikthehen në parti nëse distancohen nga protesta e dhunshme e 8 Janarit.

Ajo që bie në sy në listën e të përjashtuarve dhe të të pezulluarve është fakti se mungojnë 4 deputetë që kanë mbështetur hapur që prej fillimit ish-kryeministrin Berisha në turin e tij të Foltoreve.

Vihet re se deputetët Bujar Leskaj, Luçiano Boci, Sorina Koti dhe Isuf Çelaj kanë dalë në krah të Berishës, por nuk janë as në listën e të pezulluarve.

Leskaj ka qenë në takimet e Berishës në Vlorë ndonëse për mediat është rezervuar të përfshihet ne debate publike. Boçi, i cili ishte i vetmi që e theu pragun në Elbasan dhe mori mandatin e deputetit me mbi 10 mijë vota personale, ka dalë publikisht me Berishën në foltoren e Elbasanit.

Më pak të pranishëm në media kanë qenë deputeti i Kukësit, Isuf Çela dhe ajo e Korçës, Sorina Koti, por që nuk kanë munguar në Foltoret në zonat e tyre. Është e paqartë se pse Kryesia e PD nuk i ka përfshirë edhe ata në “listën e zezë” të Bashës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...