Produksioni i ‘BBV’ bie brenda me këmbët e veta, thyhen rregullat te takimi i Arjolës me nënën e saj

Për shkak se njëra nga banoret, konkretisht, Beniada, ka shfaqur simptoma të ngjashme me Covidin, banorët kanë bërë testet por ende nuk dihen përgjigjet e tyre.

Sot mbasdite, një zarf ka mbërritur në shtëpi, me një lajmërim dhe thirrje për banorët. Ata nuk do të lejohen të kenë kontakt fizik me të afërm, të ftuar, muzikantë, estetistë etj.

Gjithashtu nëpërmjet këtij zarfi produksioni ka kërkuar mirëkuptimin e banorëve për të ribërë edhe njëherë testimin nëse janë apo jo mbartës të virusit.

Nuk dihen rezultatet, megjithatë në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se Beniada mund të jetë e infektuar, pasi ajo ka shfaqur simptoma: temperaturë, plogështi e dhimbje kockash.

Por çfarë ndodhi pak më parë? Në takimin mes Arjolës dhe nënës së saj, pati kontakt fizik, përqafime, shtërngim duarsh, gjë mëse normale duke ditur historinë e tyre, por produksioni pse i nxjerr vendimet kot, kur nuk i zbaton?!

Dhe kjo nuk është hera e parë që produksioni i ‘BBV’ del bllof me vendimet që merr vetë dhe në fund këto vendime nuk zbatohen fare.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...