SHKODËR, 25 VITE ARQIPESHKËV, MASSAFRA: KOHË TË VËSHTIRA

Janë mbushur 25 vite që nga dita e parë kur në Shkodër mbërriti arqipeshkëvi i Dioqezës Shkodër-Pult Angelo Massafra.

Në këtë vit jubile të rëndësishëm në katedralen “Shën Shtjefni” në Shkodër u kremtua mesha e shenjtë.

Arqipeshkëvi Massafra falenderoi të gjithë për besimin ndërsa tha se e nisi misionin e tij në një vit të vështirë në trazirat e 1997 ndërsa në këto 25 vite shërbesa fetare kishte jo pak pengesa si shkak i shoqërisë së brishtë shqiptare dhe demokracisë në tranzicion.

I pranishëm në meshën e shenjtë në 25 vjetorin e arqipeshkëvit Massafra ishte edhe Nunci Apostolik në Shqipëri Luigi Bonazzi i cili lexoi një letër të dërguar nga Ati i Shenjtë Papa Françesku.

Në meshën e shenjtë mori pjesë edhe George Frendo i cili deri më tani ishte arqipeshkëvi i Tiranës ndërsa monsinjor Massafra e falenderoi Frendon për kontributin e tij në gjithë këto vite.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...