Nuk paskan fund skandalet/ Balina tha se u fut për të ndarë Borën nga Donaldi, reagon Arbana: Vëllai i madh nuk e…

Meridiani doli nga shtëpia e Big Brother pas eliminimit të tij në televotim me Ilirin dhe Donaldin. Ai pati reagime shumë të forta në studio.

Balina nuk ja kurseu aspak Meridianit dhe i dolit kundër: “Je futur gabimisht dhe ke provokuar Donaldin. I ke thënë informacione të gabuara qëllimisht. Ishte faull, debat poshtë brezi”.

Meridiani iu kundërpërgjigj menjëherë: “Tërhiqe mbrapsht. Tirana është e vogël, njohim gazetarë shoëbizi. Nuk zgjodha të bëhem servil që të bëhem shok i Balines”.

Në fakt, Balina pati të drejtë për dicka, po është e vërtetë që ‘Vëllai i Madh’ ka dënuar Antonelën bashkë me Meridianin pikërisht pse kanë sjellë informacione nga jashtë dhe këtu i referohemi atyre që thanë për Borën.

Por, më e turpshmja ishte këmbëngulja e Arbanës që ‘Vëllai i Madh’ nuk e paska dënuar Meridianin për këtë gjë. Arbanë e dashur, e ke gabim, se e ke thënë vetë me gojën tënde gjatë spektaklit live. Nëse e ke harruar, ja ku është video.

Në debate të tilla është mirë të mbash anën e të vërtetës. Në rast se ‘Vëllai i Madh’ ka gabuar me dënimin e Meridianit, atëherë kërkojini falje dhe futeni prapë në shtëpi, por ta mohosh në sytë e gjithë shqiptarëve, atë që ke thënë vetë me gojën tëndë, është e pafalshme.

TE TJERA

spot_img