E tradhtuar nga bashkëshorti, gruaja gjen ‘zgjidhje’ te fallxhorja: 3 ditë do të hani…

Të shtyrë nga kurioziteti, problemet familjare apo shëndetësorë, dilemat jetësore e shumë arsye të tjera, shqiptarët gjithmonë e më shumë po frekuentojnë fallxhorët e letrave, filxhanit, dorës, etj për të lexuar fatin.

Një gjë tillë ka ndodhur me një qytetare që ka shkuar te një fallxhore në Qerret të Lushnjes pasi bashkëshorti ka një disfunksion seksual. Sheqeri dhe fërgesa janë zgjidhjet që i jep “shëruesja” e Qerretit.

Fallxhorja në Qerret të Lushnjes

Qytetarja – Mirë se të gjeta!

Fallxhorja – Si je? Si kalove?

Qytetarja – Mirë!

Fallxhorja – Ça halli ke me burrin ti?

Qytetarja – Shkoj mirë, kur vjen puna te krevati në darkë, nuk do. Shkoj e prek, e përkëdhel…

Fallxhorja – Hë, hë!

Qytetarja – Si me ta thënë troç tani, nuk i ngrihet. Po kjo u bë kohë e gjatë dhe nuk është tani si muhabet dhe hajt po ia lëmë stresit, ose…

Fallxhorja – Sa keni të martuar?

Qytetarja – 9 vjet e gjysëm dhe mund të kemi me këtë situatë, ndoshta rreth 3 vite të themi.

Fallxhorja – Emri jot?

Qytetarja – Ana!

Fallxhorja – Po burri?

Qytetarja – Selim!

Fallxhorja – Ky është i lidhur, është i lidhur.

Qytetarja – Si është i lidhur?

Fallxhorja – I bllokuar, që mos të.., mos të bëjë kontakt. Magji me një fjalë.

Qytetarja – Ka magji?

Fallxhorja – Hë, hë…

Fallxhorja – E di Selimi, që ke ardhur këtu ti sot?

Qytetarja – Jo!

Fallxhorja – Po si do ia bësh ti?

Qytetarja – Si? Si qysh do ia bëj?

Fallxhorja – Ai ka nevojë që të hajë sheqer, do bëj fërgesë.

Qytetarja – Pse s’ia bëj dot unë ato, pa i thënë gjë Selimit?

Fallxhorja – Dëgjo tani këtu! Ke tre ditë, që do marrësh pak sheqer dhe do ta hedhësh këtu! Një sot!

Qytetarja – Hë, hë, po!

Fallxhorja – Një nesër!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Një pasnesër!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Këto duhen bërë paradite!

Qytetarja – Po!

Fallxhorja – Ehh, acaroheni haheni për hiçgjë. Debatet e tuaja, llafet e tuaja më kupto… 3 ditë do hani sheqer nga ky! Ditën e tretë do marrësh spërkatje nga krevati ku flini! Po jo lart, merre poshtë! Dy të spërkatur edhe nxirre në rrugët pa u kuptuar! E mban mend?

Qytetarja – Po, po!

Fallxhorja – Do vazhdosh këtë dhe do shikosh edhe do komunikojmë prapë!

Qytetarja – Ok! (I jep 5 mijë lekë) Shumë faleminderit!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...