Xhiro me shokët me makinën e të atit, humb jetën në aksident 14-vjeçari shqiptar

Një 14 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në Suharekë.

Mediat e Kosovës shkruajnë se rreth orës 16:30 të pasdites së sotme një 14-vjeçar mori makinën e të atit, thirri dy miqtë e tij bashkëmoshatarë dhe vendosën të bënin një shëtitje në rrugën Sallagrazhdë-Baqevc.

Lajmin për aksidentin tragjik e kanë konfirmuar Policia e Kosovës.

“Kemi pranuar një informatë se mes fshatit Mushtisht dhe Sallagrazhdë, ka ndodhur një aksident trafiku ku një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerët kanë pësuar lëndime të rënda.

Të lënduarit janë dërguar në spitalin rajonal në Prizren. Deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve rrugore.

Viktima dhe dy të lënduarit dyshohet se kanë qenë rreth moshës 14-vjeç, ku njëri prej tyre ka qenë ngasësi i veturës”, thuhet në njoftim.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...