HYRJELAJMESHOWBIZ“Tërbohen” banorët e Big Brother, zhveshje dhe striptizëm në dhomën e gjumit!...

“Tërbohen” banorët e Big Brother, zhveshje dhe striptizëm në dhomën e gjumit! Iliri “shtrin” Monikën në tokë

Mbrëmja e së enjtes ka qenë “e nxehtë” për disa nga banorët e Big Brother Vip.

Teksa Ilir Shaqiri, Beniada Nishani, Monika Lubonja, Meridian Ramçaj dhe Arjola Demiri ndodheshin në dhomën e gjumit në shtëpinë e famshme u vendos kënga “Sex bomb”.

Në ato momente, koreografi Ilir Shaqiri hoqi bluzën dhe filloi t’i bënte striptizëm Monika Lubonjës. Dyshja filluan të kërcenin në dhomën e gjumit, ndërsa iu bashkua edhe Meridian Ramçaj duke e bërë situatën akoma më të nxehtë.

Ndërsa aktorja Arjola Demiri dhe modelja Beniada Nishani i duartrokisnin për performancën.

Në një moment, balerinë shtrin në tokë aktoren Monika Lubonja dhe fillon t’i kërcejë sipër.

Situata ka shkaktuar të qeshura mes tyre, teksa argëtoheshin nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

TE TJERA

spot_img