Fillojnë ‘protestat’ e këngëtarëve të tjerë për fitoren e Ronela Hajatit, Stefi Prifti: Çfarë degradimi!

Dy ditë më parë u mbajt finalja e festivalit të 60-të i RTSH-ës, ku çmimin e parë e mori Ronela Hajati me këngën e titulluar ‘Sekret’.

Mirëpo, duket se pavarësisht se kënga e saj u shpall fituese, ka njerëz të botës së muzikës që mendojnë se Ronela nuk e ka merituar çmimin e parë.

Një ndër to, është edhe këngëtari Stefi Prifti, i cili ka shprehur hapur irritimin e tij më anë të një statusi në rrjetin tij social Facebook, ku shkruan:

Cfarë degradimi… Ky është teksti i këngës fituese të festivalit të 60-të i RTSH-ës, fituar nga Ronela Hajati.
Jepni mendimin tuaj.

Ronela Hajati do të shkojë në “Eurovision”! Artistja u shpall fituese e Festivalit të Këngës, mbrëmjen e djeshme, ku ajo konkurroi me këngën “Sekreti”. Mirëpo, ashtu siç ndodh çdo herë, do të ketë edhe nga ata që kontestojnë vendimin e dalin kundër fituesit, ndonëse në rastin e Ronelës të tillë janë shumë pak.

Ish-fituesja e festivalit të 52-të, Hersi Matmuja, është njëra prej tyre. Ajo ka ironizuar këngën e Ronelës, në një postim në rrjetet sociale. “Ku kënga???” shkruan ajo, në Facebook, krahas linkut me këngën “Sekreti”.

TE TJERA

spot_img