E rëndë! Aksidenti i merr jetën 38-vjeçarit shqiptar në Itali, lë pas tre fëmijë të vegjël dhe gruan

Një aksident tr agjik i ka marrë jetën një 38-vjeçari me origjinë shqiptare në Itali.

Mediat lokale shkruajnë se pasditen e së hënës Klodian Tatani ishte duke udhëtuar me makinën e tij “Panda” në Dusino San Michele, midis Corso IV Novembre dhe via dei Mulini,

kur një Ford Fusion që udhëtonte në drejtim të kundërt humbi kontrollin dhe e mori përpara pa i dhënë mundësinë të largohej.

Ka qenë e nevojshme ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë atë, tashmë të pajetë, nga makina. Komuniteti i Villafranca vajton humbjen e Klodianit, 38-vjeçar i cili ishte një punëtor i palodhur,

shumë i dashur dhe i vlerësuar. Ai lë pas gruan e tij Mejte dhe fëmijët e tyre Aleksin, Mejdjanin dhe Manuelin përkatësisht 14, 8 dhe 4 vjeç.

Mitë e Klodianit kanë shkruar në rrjetet sociale: “Një familje shumë e mirë dhe e respektuar, e cila meriton gjithë përzemërsinë dhe mbështetjen tonë në këtë moment shumë të vështirë.

Komuniteti ynë është i thirrur të mblidhet rreth këtyre fëmijëve dhe nënës të tyre për të mos i bërë ata të ndihen vetëm.”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...