Mori në makinë 13-vjeçaren dhe e çoi në banesë/ Ja sa vite burg kërkohen për ish-policin

7 vite burg ka kërkuar Prokuroria e Lezhës për ish-efektivin e policisë Kol Kola, i cili u arrestua në maj të këtij viti, pasi tentoi të përdhunonte një vajzë të mitur.

Efektivi i policisë e mori në makinë 13-vjeçaren dhe më pas e çoi në një banesë dhe jo në komisariat. Por e mitura doli me forcë dhe më vonë bëri denoncimin në polici.

Kol Kola pretendon se gjithçka është e inskenuar. Ai është shprehur se ka dashur vetëm ta ndihmonte 13-vjeçaren.

Ndërkohë i pyetur për arsyen se pse kanë shkuar në një banesë ku e kanë kapur edhe kamerat e sigurisë, polici Kola, është shprehur se një gjë e tillë i ishte kërkuar nga vetë vajza e mitur. Kujtojmë se e gjithë ngjarja u raportua nga SHÇBA./Gazeta Shqip

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...