Ja cilën kategori po prek më shumë/ Mjeku shqiptar në Itali jep informacionin e rëndësishëm për Omicron

Mjeku shqiptar në Itali, Albert Troci ka folur në lidhje me ndikimin e variantit Omicron dhe masave të reja që ka marrë shteti fqinj.

Troci deklaroi se edhe pse mbi 50% e rasteve janë të prekur nga Omicron nuk ka shtim të rasteve në spital.

“Bëhet një lloj bilanci. Në Itali Omicron shtë me 50-60 % të rasteve. Por kjo nuk ka sjellë shtim të rasteve në spital. Ka një infektueshmëri të tmerrshme Omicron sepse e shikojmë që në dy tre javë po rritet.

Këto rritje rastesh janë nga varianti Omicron që do të bëhet shumë shpejt dominant. Ky variant për momentin ka një nivel përkeqësimi klinik më të ulët se Delta”, tha Troci.

Ai u shpreh se virusi po synon ato grupmosha që nuk janë të vaksinuara duke sjellë të shtim të rasteve në grupmoshën nga 5-12 vjeç.

“Kemi dhe një ndryshim në krahasim me platenë e pacientëve që janë infektuar. Është një vit nga fushata e vaksinimit dhe kjo ka bërë që të jetë ndryshe situata në këto momente. Nuk jemi akoma në tension apo presion spitalor.

Tani në Itali ka disa rregulla të reja. Në transport publik është i detyrueshëm vendosja e maskës. Edhe në ambiente të mbyllura. Ka dhe raste të pacientëve me tre doza që kanë dalë pozitivë por me një klinikë ose të lehtë ose gati asimptomatike.

Virusi po kërkon atë plate që nuk është e vaksinuar. Kemi pasur rritje në grupmoshën nga 5-12 vjeç. Aty ku gjen terren virusi po tenton të futet”, deklaroi ai.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...