I lënë pas debatet, Donaldi dhe Triksa e nisin të hënën me ‘aksion’

Donaldi dhe Beatrixa janë dy banorët më të komentuar të shtëpisë së BBV-së. Ata u përfolën së pari për lidhjen e tyre e më pas edhe për vazhdimin e kësaj lidhje.

Madje u raportuan shumë për ftohjen e tyre dhe që dyshja nuk po shkëmbejnë puthje mes vete. Por ata i dhanë fund këtyre dilemave pasi ishte Donaldi që shkëmbeu puthje me të dhe u shprehë i lumtur me hyrjen e saj brenda shtëpisë.

Ata edhe sot kanë vazhduar njejtë. Madje Beatrixa i ka shkuar tek krevati Donaldit dhe e ka zgjuar me shumë puthje. Të dy u gjykuan se lidhja e tyre është e gjitha një lojë.

Fill pas spektaklit të së premtes, këngëtarja bisedoi me Donaldin duke u shprehur se ai po i kthehet keq, e nuk i jep vëmendjen që ajo kërkon, siç vetë ai e ka mësuar. Ndërkohë duket se shkak i këtij diskutimi është bërë Sarah. Teksa mbrëmjen e djeshme po bisedonin në oborr Beatrix përsëriti edhe një herë para të tjerëve se do vëmendje nga aktori.

 

Por, Sarah i tha se ai i ka dhënë të gjithë vëmendjen dhe në këtë moment Beatrix ka bërë një deklaratë të papritur për blogeren. “Desh më hoqi qafe për ty. Me atë gocën nuk ke shanse më tha.Më hodhi përtokë ta dish. Më hodhi përtoke mua për ty! Tregoi!”- tha Beatrix teksa Donaldi u shpreh se thjesht i kërkoi mos t’i flasë keq Sarës.

 

Kujtojmë se ata i referohen përplasjes që dy vajzat patë ditën e premte kur teksa po mësonin disa lëvizje kërcimi, Sara i tha Beatrixit “Trix mos ec shumë para”. Mirëpo, këngëtarja shpërtheu e revoltuar dhe iu kthye me të bërtitura:

“Moj ti Sara, a do shohësh çdo lëvizje timen? E kam bezdi, je duke ma thënë 10 herë. I di shumë mirë lëvizjet. Uaaa!”. Vlen të theksohet se Donaldi ka një marrëdhënie shumë të mirë me Sarah dhe kalojnë shumë kohë bashkë

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...