HISTORIA E DHIMBSHME/ TË FESTOSH KRISHTLINDJEN ME TRYEZËN BOSH (video)

Nga Nereida Vitoja

Në një kohë kur dreka e festës së Krishtlindjes bashkon pranë tryezës me ushqime të bollshme familjarë e miq, ka edhe nga ato familje të cilat nuk mund të festojnë. Pashka Fusha është 67 vjeçarja të cilën për shumë vite, festa e Krishtlindjes e gjen me tryezën bosh.

Pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj 10 vite më parë, e moshuara kalon e vetme çdo festë ndërkohë që vështirësitë ekonomike e pengojnë të gëzojë ditët e shënuara në calendar. Të vetmet të ardhura që ka janë shtatë mijë lek të reja nga pensioni i bashkëshortit të ndjerë.

Të ardhurat e pakta nuk i mjaftojnë as për të siguruar ilaçet tregon e moshuara.

Shtëpia në të cilën jeton prej më shumë se 20 vitesh rrezikon shembjen. 67 vjeçarja tregon se gjatë këtyre ditëve të ftohta ka gjetur strehim në shtëpinë e motrës së saj.

Ajo ka një thirrje për të gjithë ata persona të cilët mund ta ndihmojnë, pasi institucionet përgjegjëse i kanë kthyer shpinën.

Edhe kjo Krishtlindje e gjen të moshuarën Pashka Fusha me të njëjtat probleme si një vit më parë. E gjendur në vështirësi të madhe, ajo i është drejtuar Star Plus me shpresën se përmes kësaj kronike dikush mund ta ndihmojë duke i siguruar ato të mira që I mungojnë prej vitesh. Në këtë ditë të shenjtë, ajo ka vetëm një lutje, që tryeza e saj të mos mbetet pa ushqim në vitet e mbetura të pleqërisë.

https://fb.watch/a6_wYby0wT/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...