AKSIDENTI TRAGJIK NË MALËSI TË MADHE, VIKTIMA ISHTE EFEKTIV POLICIE. PO SHKONTE NË VENDNGJARJE…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbremjen e kaluar në Koplik të Shkodrës. Një 32-vjeçar i cili udhëtonte me një makinë tip “Benz”, pa përplasur për vdekje një oficer policie.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se i riu me iniciale E.Z., po udhëtonte në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, ku ka aksidentuar për vdekje 52-vjeçarin Jakup Reka.

Policia ka arrestuar drejtuesin e automjetit “Benz”. Mësohet se policia ishte duke shkuar në një vendngjarje kur u përfshi në aksident.

“Më datë 24.12.2021, rreth orës 19:15, në rrugën e Koplikut në kryqëzimin e rrugës Grizhe, mjeti tip benz me drejtues shtetasin E. Z., 32 vjeç, ka aksidentuar oficerin e Policisë J. R., 55 vjeç, i cili ishte duke shkuar në një vendngjarje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Z. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”, thuhet ne njoftimin e policise.

TE TJERA

spot_img