“A do të japësh dorëheqjen?” Fevziu i bën pyetjen e sikletshme për skandalin e publikimit të pagave

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Mirlinda Karçanaj, ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ‘Opinion’ ku u shpreh se ajo nuk do të japë dorëheqjen pasi nuk ka asnjë përgjegjësi për publikimin e listës së pagave.

Karçanaj tha se do të jepte dorëheqjen morale nëse nuk do të kishte dixhitalizuar shërbimet shtetërore.

Blendi Fevziu: A ka bllokuar prokuroria për momentin të gjithë strukturën tuaj të AKSHI-t?

Mirlinda Karçanaj: Prokuroria nuk ka bllokuar asgjë që ka lidhje me AKSHI-n. Ka bllokuar kompjutera përdorimi në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Që punojnë me të përditshmen në bazë të detyrave që kanë.

Blendi Fevziu: A duhej që dikush të jepte dorëheqjen qoftë dhe moralisht, sepse ai që e ka bërë do të ndiqet penalisht. Ka një dorëheqje morale në këtë rast?

Mirlinda Karçanaj: E keni fjalën për dorëheqjen time?

Blendi Fevziu: Për ju dhe për zyrtarë më të lartë se ju. Por unë po u pyes ju, se ju nuk mund të përgjigjeni për të tjerët.

Mirlinda Karçanaj: Personi që ka bërë çfarë do që ka bërë do të ndiqet penalisht dhe do të përgjigjet përpara drejtësisë. Ndërkohë që unë do të jepja dorëheqjen moralisht nëse nuk do të kisha ndenjur mbi kokë të të gjitha shërbimeve që qytetarët marrin sot. 1112 shërbime.

Nëse do ta kisha lënë dixhitalizmin në nivelin që e gjeta, një Bathore dixhitale, nëse do i kisha lënë sistemet e shtetit siç i gjeta. Nga 6 sisteme të pa lidhura me njëri-tjetrin në 55 sisteme që ndërveprojnë me njëra-tjetrën.

Blendi Fevziu: Po atyre të gjashta nuk u doli gjë, juve u kanë dalë 4 lista për 6 muaj…

Mirlinda Karçanaj: Po se nuk punonin pra, ishin 55 mijë përdorues të e-Albania dhe këta ishin vetëm ata që kishin testuar maturën shtetërore. Unë dua ta them që ajo që ndodhi do na shërbejë që të investojmë më shumë për teknologji dhe të jemi të sigurt.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...