Skandali i të dhënave nuk kursen askënd, publikohet rroga e Edi Ramës, Ilir Metës (Ja sa paguhen)

Prokuroria e Tiranës ka nisur sot një hetim për publikimin e disa të dhënave sensitive të qytetarëve shqiptarë.

Në rrjetin social “WhatsApp” po qarkullon me shpejtësi një listë me kartat e identitetit dhe pagën e mijëra qytetarëve shqiptarë, që punojnë në sektorin publik dhe atë privat.

Në total janë bërë publike të dhënat për 637 mijë punonjës.

Publikimi i këtyre të dhënave të ndaluara nuk ka kursyer as kryeministrin Rama, kreun e SPAK Arben Kraja dhe agjentët e Shërbimit Informativ Shtetëror. Shërbim që në fakt garanton sigurinë e qytetarëve shqiptarë, shkruan newsbomb.al. Edhe rroga e Presidentit Meta është mes këtyre të dhënave.

Nga ato që publikojnë mediat, më dokumentin që i përket muajit janar 2021, presidenti Meta ka një rrogë prej 257 mijë lekësh, ndërsa kryeministri Rama paguhet me 228 mijë lekë. Ndihmësit e këtij të fundit kanë pagë mbi 150 mijë lekë.

Kreu i SPAK Arben Kraja merr sipas të dhënave të deklaruara në shtet 590 mijë lekë në muaj, kurse kryeprokurori Olsian Çela paguhet 320 mijë lekë në muaj.

Në Shqipëri, rreth 40 mijë persona kanë të ardhura nga 100 mijë lekë deri në 2 milionë lekë në muaj, 59 të tjerë kanë rrogë nga 2 milionë deri në 4 milionë lekë, ndërsa 23 persona kanë pagë nga 4 milionë deri në 50 milionë në muaj.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...