Junior Eurovision 2021, kush e fitoi dhe ku u rendit Shqipëria me Anna Gjebrean

Çmimin e parë në festivalin e “Junior Eurovision 2021” e ka fituar shteti i Armenisë me këngën “Qami Qami” të Maléna-s. Kënga mori plot 224 pikë, të cilat e renditën vogëlushen në vendin e parë.

Në vend të dytë u rendit Polonia me “Somebody”, ndërsa në vendin e tretë ishte Franca me “Tic Tac”, që shënuan 218 dhe 187 pikë.

Kjo ishte fitorja e dytë për Armeninë, pasi përfaqësuesi i tyre, Vladimir Arzumanyan fitoi në vitin 2010 me këngën “Mama”.

Këtë vit, Shqipëria u përfaqësua nga Anna Gjebrea, me këngën “Unë aty do jem”.

Kjo këngë arriti të mbledhë 84 pikë, duke u renditur në vendin e 14-të. Megjithatë, duket se kënga e Anna-s ka marrë një mbështetje të jashtëzakonshme në YouTube, ku ndjekësit e festivalit janë mjaft suportiv dhe mendojnë se kënga meritonte shumë më shumë pikë.

Kënga “Stand By You” është një këngë që flet për fenomenin e bullizmit, një fenomen social mjaft shqetësues dhe shumë i përhapur sidomos mes fëmijëve dhe adoleshentëve.

Anna e interpretoi më së miri këngën e saj, duke e bërë të gjithë skenën për vete, e veshur me një uniformë shkolle me shkronjën e parë të emrit në saj të qendisur dhe me simbolin e shqiponjës në vend të papionit.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

(Video) Del telefonata e plotë e Oltës me të shoqin, momenti kur i tha s’ke punë me Luizin

Banorët e Big Brother kanë patur sot mundësinë të...

Edhe Vis Pupa merr telefonatën nga e shoqja: Kupën dua ta çosh në Shkodër

Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët...

‘A të them me kë jam unë’? Bashkëshortja habit Elvis Pupën?

Elvis Pupa ka zhvillaur ditën e sotmë një bisedë...