Deklarata e fortë e Grida Dumës në sy të Bashës: Mbështetja ime pa kushte për ty ka marrë fund

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Grida Duma ka deklaruar mbështetjen e saj për kreun e PD-së Lulzim Basha, por ka radhitur disa kushte.

Në fjalën e saj deputetja e PD theskoi se PD me në krye Bashën duhet të shohin nga vetja dhe të shkëputen nga verbëria 8 vjeçare, duke zgjedhur një mënyrë më demokratike për të mundur Edi Ramën.

Pjesë nga fjala e Grida Dumës:

Berisha ishte i pari që shpalli masakrën zgjedhore, ai nuk e shlyen kurrë fajin ndaj respektit të demikratëve. Ai merr përsipër të vendosë një paralele të turpshme me BS dhe SHBA.Kujt ia tregon Berisha korruptimin e qeverisë së SHBA dhe në emër të kujt flet ai, kurrën e kurrës kjo akuzë monstruozë nuk mund të tolerohet.

Kujt ia tregon Berisha dhe flet për besëprerje të Bashës, nuk e di se cfarë bese i ka dhënë Basha Berishës. Por unë e di se kurën e kurrës nuk është shkelur statuti me përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar

Kryetar dua të them që mbështja ime pa kushte për ty ka marrë fund, ashtu siç ka marrë fund respekti pa kushte për autoritetin moral të Berishës. Kushtin për të mbështetur ty është të hapësh sytë dhe veshët ndaj demokratëve që janë pasoja e gjallë.

Kushti im për të mbështetur ty është që ta lemë verbërinë 8-vjeçare dhe të shohim nga vetja se jeni ju që të na çoni në fitore ndaj Ramës. Kushti im më tutje është që duhet harruar si të mundim Edi Ramën me të njëtijn model bunkeri që ka ndërtuar ai me PS, më një PD të hapur dhe të gjerë e me moral.

TE TJERA

spot_img