Zbulohet plani që po përgatit Sali Berisha, ja çfarë rrezikon të ndodhë pas referendumit të 18 dhjetorit

Demokrati Edmond Spaho deklaron se pavarësisht përpjekjeve të Lulzim Bashës për të ndaluar referendumin e të shtunës, ai do të mbahet në të gjitha qarqet.

Spaho zbuloi se do të ketë jo vetëm një qendër votimi në secilin qark por më shumë dhe premtoi se votimet do të jenë model ashtu si Kuvendi i 11 dhjetorit.

I ftuar në emisionin “Të Vaksinuarit”, Spaho ndër të tjera ka thënë se pas referendumit do të fillohet me rithemelimin e PD-së ku fokusi do të jetë te baza e partisë.

“Pavarësisht akteve me ndryshimin e bravave, ne do votojmë në të gjitha degët. Janë hapur disa qendra votimi. E gjithë logjistika është përgatitur. Do shikoni votim model sikurse patë kuvend model.

Faza tjetër do të jetë procesi i rithemelimit. Do fillohet me bazën, duke thirrur të gjithë njerëzit të kontribojnë për ta mbyllur me kuvendin e ri”, deklaroi Spaho.

TE TJERA

spot_img