Bëhet fjalë për një veprim të thjeshtë dhe të ëmbël nga ana e Trixës, që zakonisht na vjen natyrshëm ndaj njerëzve që i kemi të dashur dhe ndaj njerëzve që duam, por Donaldi duket se nuk e vlerëson këtë gjë.
Një video ku Trixa i çon ushqim në krevat Donaldit ndërkohë që ky është duke u veshur. Donaldi nuk e pret këtë veprim nga ana e Trixës dhe në fakt as nuk e mirëpret.
“Po nuk jam sëmurë unë o shpirti, ja erdha sa të vesh atletet” e përzë Donaldi, Trixën, dukshëm në siklet. Nga ana tjetër Trixa insiston duke i thënë se do i zbutet ushqimi, por kthehet mbrapsht me pjatën në dorë.
Nëse partneri juaj nuk është aspak i sjellshëm, nëse i dashuri juaj nuk ju bën të ndiheni mirë, duke ju bërë të ndiheni gjithmonë jo në nivelin e duhur, atëherë gjërat nuk po shkojnë mirë.
Kur dikush dashuron me gjithë qenien e tij, ai zakonisht bën një përpjekje të madhe që tjetri ta bëjë partnerin të ndihet i qetë në çdo situatë duke treguar mirëkuptim.