“Koha jote mbaroi” Jozefina Topalli mesazh të ashpër për…

Ish-kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli ka komentuar incidentin që ndodhi në selinë e PD, ku pati një përplasje mes simpatizantes së Lulzim Bashës dhe aktivistes Evi Kokalari.

Sipas Topallit, koha e Bashës ka mbaruar dhe akti i dhunës është më i ulëti që një burrë mund të bëjë.

“I pa afte per t’u turperuar!

Dhuna verbale dhe fizike e deputetit LB ndaj zonjave-deputete te PD, ndaj zonjave te zgjedhura nga rreth 500O delegate te PD dhe zonjave te tjera te lidhjes demokratike te gruas eshte akti me i ulet qe nje “burre” mund te beje .

Eshte hakmarrja e te shkarkuarit nga 5000 delegate qe i thane ik;

Eshte kultura e dhunes qe ai eshte perpjekur te fsheh permes buzeqeshjes fallso qe mbante:

Eshte sjellja prej frikacakut te dhunshem te mbushur me ligesi.

Koha jote mbaroi Lul!”, shkruan Topalli.

TE TJERA

spot_img