“Pse nuk hyre në BB Vip?”, Çiljeta përgjigjet dhe i bën të gjithë për vete me arsyen. Disa do mërziten

Pa dyshim një nga këngëtaret më të dashura për shqiptarët, Çiljeta Xhilaga është shumë aktive në rrjetet sociale.

Së fundmi, ka zhvilluar një “mini-intervistë” me ndjekësit në Instagram, ku ka zbuluar disa të reja nga jeta e saj, sa i përket muzikës dhe jo vetëm.

“Kur do e nxjerrësh një baladë?”, e ka pyetur një prej ndjekësve, e në fakt të gjithëve na mungojnë këngët e saj. Por këngëtarja na e ka rezervuar një surprizë: Ajo do të rikthejë një këngë që siç thotë “e ka pikë të dobët”.

“Them të rikompozoj edhe një herë këngën Dorëheqja, dhe ta risjell me një super klip”, ka treguar Çiljeta.

Sigurisht, nuk kanë munguar pyetjet për jetën private. E pyetur se a do t’i bëjë një motër Fernandos, këngëtarja ka vetëm një reagim: Kryqëzon gishtat. Pra, mesa duket edhe ajo dëshiron të ketë një vajzë, tani që Fernando u rrit.

Po ashtu edhe Çiljeta nuk i ka shpëtuar temës së çdo diskutimi vërdallë momentalisht, që është “Big Brother VIP”. “A do të kishe hyrë?” e ka pyetur ndjekësi, e në fakt Çiljeta na zbuloi se ftesën e ka marrë. Por ka një arsye të thjeshtë e shumë të rëndësishme në të njëjtën kohë. “Në fakt e mora, por më shijon më shumë shtëpia ime”, ka shkruar këngëtarja.

Megjithatë, do ishim shumë kuriozë ta shihnim Çiljetën, një këngëtare shumë e dashur e njëkohësisht një personazh shumë funny e karizmatik… /News31

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...