Paralajmëron Artan Hoxha: Arrestimi i Lefter Kokës pason 2 të tjera

Gazetari Artan Hoxha thotë se pas ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka nga Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të ketë edhe arrestime të tjera.

Hoxha u shpreh se historia dhe saga e arrestimeve sapo ka nisur, duke paralajmëruar edhe arrestime të tjera.

“Sot pasdite kam parë dhe një reagim të politikanëve të ndryshëm dhe forcave politike, por te kjo gara se kush i kishte bërë denoncimet.

Unë mendoj që kjo histori sapo ka nisur dhe uroj të jetë kështu sepse është histori shumë e madhe, është një nga 3 historitë që ka SPAK-u që mund të bëjë atë që s’kemi bërë në 30 vjet nëse hetimi është i plotë. Pse tani? Pse në këtë moment?

Duket sikur javët e fundit audienca e Ramës në rrjete sociale ishte zhdukur fare dhe sot menjëherë u kthye në lojë fuqishëm sepse gjithçka po merrej me Foltoren me Berishën dhe duket sikur kjo është nga ato manovrat që bën vazhdimisht Rama e sposton vëmendjen aty ku do,”- tha Hoxha në ABC.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...