Çani zbulon prapaskenat: Nuk rri në godinë se është trim! Ja kush ‘fshihet’ pas Bashës

Gazetari Arian Çani u shpreh se kryedemokrati Lulzim Basha qëndron në zyrën e tij në selinë e PD jo me kokën e tij, apo se është i çmendur, por sipas tij ai ka forcën amerikane që e bën atë të fortë.

Ndër të tjera Çani u shpreh se çështja nuk qëndron te mbajtja e selisë si godinë, por ikja nga aty do të thotë rrëzimi dhe rënia e Bashës.

“Lul Basha nuk rri atje me kokën e vetë, as se është trim, as se është çmendur, madje në konferencën e sotme dukej që ishte i shqetësuar. Amerika punon me karta të hapura dhe ne bëjmë sikur se kuptojmë. Escobari tha jo vetëm që është i shpallur non grata Berisha,

por ne mund të japim dhe prova. Drejtësia juaj duhet të veprojë, ne mund të japim dhe prova por kjo është puna juaj tha ai.

Këtu nuk është puna e godinës. Unë mendoj që ikja nga godina edhe pse Basha mund të mos ikë kurrë nga kryetari i PD, është rrëzimi dhe rënia e tij. Godina është simbolikë dhe ka shumë rëndësi.

Këto janë llo-llo pa vlerë dhe e vetmja që do i japin rëndësi Bashës dhe Berishës do jenë zgjedhjet e ardhshme. Do shohim sa bashki do marri njëri dhe tjetri. Me policinë e Ramës dhe forcën amerikane, Basha është i fortë”, tha ai për MCN Tv.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...