Mos e largoni fatin nga shptëpia juaj, ja pse natën e Vitit të Ri duhet të fusni para poshtë tapetit?

Festat janë koha ideale për të reflektuar.

Çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë mund të përpiqemi të bëjmë më mirë?

Për të ndihmuar veten për të arritur qëllimet tuaja ju rekomandojmë të lexoni traditat që shumë kultura të ndryshme i ndjekin.

Hani mirë

Populli afgan rekomandon se nëse kombinoni natën e vitit të ri frutat e thata si bajamet, lajthitë, arrat, qershitë, kajsitë dhe rrushin e thatë fati i mirë do ju ndjekë gjatë gjithë vitit tjetër.

Thuajini lamtumirë fatit të keq

Në Brazil njerëzit vishen me të bardha sepse besojnë se viti i ri në këtë mënyrë do t’ju sjellë paqe dhe qetësi mendore. Ata rekomandojnë se viti i ri duhet t’ju gjejë në ujë dhe sapo t’ju afrohen dallgët duhet të hidheni sa më lartë të mundeni.

Mbusheni shtëpinë tuaj me para dhe fruta të rrumbullakëta.

Ndërsa në Filipine nuk është e nevojshme t’i drejtoheni detit në vend të saj ata veshin rroba me pika dhe hidhen aq sa kanë mundësi në mesnatë, shkruan meganews.al. Për t’ju sjell akoma më shumë fat ata rekomandojnë të hidhni disa monedha nëpër dhomat e shtëpisë kur ora shënon 12. Gjithashtu mbajini dritat ndezuar gjatë natës dhe mbusheni tavolinën e vitit të ri me fruta të rrumbullakta të madhësive të ndryshme.

Mbajini paratë poshtë tapetit

Nëse dëshironi të keni më shumë para vitin që vjen, ndiqni të njëjtën taktikë që populli romun ndjek. Ata besojnë se nëse i vendosni paratë poshtë tapetit kur ora shkon 12 viti i ri do t’ju sjellë më shumë të ardhura financiare. Për të pasur akoma më shumë fat ju këshillojmë të vishni të brendshme të kuqe ose të thyeni gotat natën e vitit të ri.

Hani disa kokrra rrush dhe bëni gati valixhen

Frutat janë protagonistët kryesor në traditat e Amerikës Latine: Në Venezuelë ose Bolivi, njerëzit për të pasur sa më shumë fat hanë ekzaktësisht 12 kokrra rrushi në mesnatë. Për ata që 2020-ta do t’i gjejë duke udhëtuar botën ja një truk fatsjellës që mund të bëni: Merrni valixhen dhe bëni disa xhiro me të rreth shtëpisë, kjo do ju rrisë mundësitë që të shikoni vënde të reja gjatë vitit të ri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Edhe 1 Ditë nga Ndezja e Atmosferës Festive në Sheshin e Bashkisë Shkodër

Shkodra është në përgatitjet e fundit për ndezjen e...

Me 1 dhjetor, në orën 18:00, të gjithë janë të ftuar ne Shkodër

Shkodra, e njohur për traditën dhe mikpritjen e saj,...

Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur...