Erë e fuqishme, shi dhe dëborë, kur do të largohet stuhia nga Shqipëria?

Mbi vendin tonë sipas MeteoAlb deri pasdite sot situata meteorologjike vijon të jetë problematike për shkak të reshjeve intensive dhe stuhive të erës.

Gjithashtu në zonat malore do ketë reshje të dendura dëbore pasi do ketë rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit.

Parashikohet që vetëm orët e vona të pasdites të përmirësojnë disi kushtet e motit duke bërë që herë pas herë të ketë pauzë të reshjeve. Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes por ulen në mesditë duke bërë që vlerat ditore të luhaten nga -2°C deri në 13 °C.

Era do të fryjë mbetet e fortë në tokë dhe në det me shpejtësi 65km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë mbi 5 ballë.

Kosova

Vijon ndikimi i motit të paqëndrueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje dëbore në të gjithë republikën e Kosovës, reshjet do jenë mesatare dhe intensive. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten deri në mbrëmje kur do ketë edhe pauza të reshjeve.

Maqedonia e Veriut

Vranësira të shpeshta dhe reshje shiu e dëbore karakterizojnë motin në gjatë pjesës së parë të ditës. Orët e vona të mbrëmjes sjellin përmirësim të lehtë të kushteve atmosferike në MV. Temp e ajrit do te ulen duke luhatur vlerat minimale dhe maksimale nga -4 deri në 6 gradë.

Rajoni dhe Europa
Europa Lindore, Qendrore dhe Gadishulli Iberik do të paraqiten me kthjellime por me rënie të ndjeshme të temperaturave. Ndërsa me vranësira, reshje shiu e dëbore do të mbetet Europa Jugore dhe Veriore.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...