Blindohet Shqipëria, Amerika rrethon Sali Berishën me 4200 “ushtarë”

Shkruan Sokol Pepushaj

Sali Berisha ka marrë sinjale se do arrestohet. Asnjë rrëmujë s’do ndodhë. Janë këtu mbi 8000 forca speciale të NATO-s, vjen nesër këtu Zv/sekretarit i Shtetit Garbiel Eskobar. Kjo gjendje amullie në aparencë,

ky hap i Shtëpisë së Bardhë, ku nisin arrestimet VIP, deri tek Edi Rama pastaj, normalisht shoqërohet me siguri ushtarake, me blindim e kontroll të imët, jo vetëm të Shqipërisë, por të tërë shteteve përreth.

Ditën e prangave e afroi vetë.

Askush s’i ka faj. Është fajtor edhe për gjendjen mjerane të një populli intelegjent e punëdashës, që sot e ka katandisur në një skelet që duart i ka vetëm për të duartrokitur ose një kriminel si atë, ose një hajdut si Edi Ramën.

Shtigjet e tjera ua ka mbyllë shqiptarëve Saliu.

Prandaj “Foltoren” e ka ndërtuar me ca “frëngji”. Aty, në ca salla luksoze, pasi zbret nga makina luksoze, nën kujdesin e luksit me para pushteti e krimi, vihet në sulm kundër vetes.

Ka grumbulluar 4200 “ushtarë” kundër Amerikës.

Duket qesharake kjo strategji, por le ta themi, i ka ngritur nervat shtetit më të fuqishëm të Botës.

Nesër në Shqipëri vjen Zv/sekretari i Shtetit Garbiel Eskobar. Kjo vizitë, normalisht blindon Ballkanin.

Berisha “blindohet” me fallcitet.

4200 firmëtarët që deklarojnë krijimin e shtetit antiamerikan, pasi të rrëzojnë opozitën, e duan Amerikën, por jo vendimet e Shtëpisë së Bardhë. Kjo “ushtri” e do edhe Shqipërinë, por me kryeministër ‘non-gratën’ Sali Berisha.

Edi Ramën s’e ka në hesap. As ambasadoren Yuri Kim.

E thotë publikisht, problem është opozita, Lulzim Basha.

Po ku e merr këtë guxim ky?

Pikërisht tek biznesi, krimi, pushteti, politika, qeveria, drejtësia. Të gjithë “Peshqit” mbrojnë Sali Berishën.

Ndaj 11 Dhjetori, Kuvendi Antiamerikan, ka provokuar, deri në humbje durimi, “nervat” e Shtëpisë së Bardhë.

Përcjell Washintoni “kode”, si në kohë lufte.

Është normale kjo. Vetë Ballkani ka shtyllë kurrizore korrupsionin. E ka firmosur Presidenti Joe Biden Urdhërin Ekzekutiv për sekuestrim të pasurive të pajustifikuara këtej.

Non sensi është Shqipëria.

Më saktë, politika që është bërë njësh me krimin.

Politika dhe politikat janë vërtetë “formula” që duan vëmendje.

Në “Rrugën e Elbasanit”, ngjan se është vendosur Shtabi i Përgjithshëm Antikorrupsion. Ashtu duhet të jetë, pasi, sa herë ngre zërin Ambasadorja Yuri Kim, Peshqit mbajnë frymën. S’ndihen janë a jo të gjallë Flamur Noka, Tritan Shehu, Genc Rruli e qindra milionerë antiamerikanë.

Edhe doktori masa antiamerikane ka marrë.

Rrugët e Elbasanit, Kavajës, Vlorës, Shkodrës, të gjithë Shqipërisë, Sali Fotorja, i ka “ngushtuar”, sa për të kaluar vetëm ai dhe militantët e tij antiamerikanë.

Ngado vete ai, kriminelët tërheqin shulat e garazheve e nxjerrin prej andej përbindëshat qindra mijëra dollarësh. Lëshojnë rrugëve dymarmidshet e luksit. Njerëzia trëmbet e mbyllet nëpër shtëpi, duke kërkuar me komandë në dorë ndonjë televizion që nuk jep ‘non-gratën’. Por e pamundur. Tërë mediat i bëjnë jehonë zhurmës, frikës, ankthit, mosbesimit.

Është strategji krijimi i perceptimit zhgënjyes.

Edhe kryebashkiakët e Edi Ramës ishin të hetuar. Kanë siguruar për doktorin godinat më të mira, kanë investuar për sallat, ndriçimin, foninë, instalimin e altoparlanteve nëpër lokalet afër, që Saliu të demonstroi forcë kundër Amerikës.

Doktori s’ka ç’humb më.

Një ditë u bë sherif. Vëndosi një kapele në kokë dhe ja drejtoi “plumbin” një “veze” mbi kokën e ambasadores Yuri Kim.

E shikoni ‘non-gratën’ time, tha. Alexandër Soros, ka mashtruar Shtëpinë e Bardhë dhe ja kanë vënë kësaj gjynahtares mbi flokë. Kjo Kimetja s’di ç’bën e s’ka ç’më bën.

Ekuacion me shumë të panjohura Berisha.

As ka treguar, as do tregojë se si “qëlloi” aq hollë. Me ‘non-grata’ në xhep do rrëzojë gjithë hajdutët e Edi Ramës dhe do drejtojë me hajdutët e vet dhe të Ilir Metës.

Në këtë rrugëtim është.

Ngado shkon, lëshon shtëllunga “tymi” duke “xhiruar gomat” e opozitarizmit fallco këto orë me ethe burgu.

Berisha tashmë ja ka hequr “marmidën” antiamerikanizmit. Lëshon tym të zi ngado. Paguan miliona dollarë nga Franca në Amerikë e nga Skrapari në Maqellarë për të përcjellë me bisht ndër shalë edhe ambasadoren Yuri Kim. Prandaj nesër vjen Zv/sekretari i Shtetit Garbiel Eskobar, prandaj është blinduar jo vetëm Shqipëria, por edhe shtetet fqinje. Amerika ka rrethuar Sali Berishën me 4200 “ushtarët” e tij./Pamfleti

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...