Shikoni si policia mashtron qytetarët: Makina e sekuestruar përdoret për të patrulluar (VIDEO)

Emisioni Stop në Tv Klan transmetoi në 4 Dhjetor një denoncim ku thuhej se Policia Rrugore e Fierit përdor një automjet “Volksëagen Golf 4” me targa AA 127 KG, duke ndryshuar ngjyrën dhe duke vënë logo të policisë.

 

 

Ky automjet përdoret për patrullim në aksin rrugor Fier-Tepelenë. Grupi i xhirimit i “Stop” udhëtoi nga Tirana drejt këtij aksi për të verifikuar denoncimin. Policët që po bënin shërbimin me këtë makinë refuzuan të jepnin përgjigje për pyetjen se kujt i përket ky automjet.

 

Sipas të dhënave, automjeti “Volksëagen Golf 4” ngjyrë gri me targa AA127KG është në pronësi të shtetasit J.V. nga një fshat i Lushnjes dhe rezulton aktiv.

 

Policia e Fierit reagoi përmes një shkrese ku thuhej se automjeti nuk është në emër të qytetarit, por i ka kaluar shtetit.

 

“Në datën 19.8.2018 shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në aksin rrugor Fier-Lushnje kanë konstatuar automjetin tip Golf me targa AA127KG me pronar dhe drejtues mjeti shtetasin J.V. i cili qarkullonte me këtë automjet, pa dokumente me vete dhe me masa administrative të pashlyera.

 

Automjeti me targa AA127KG konform të gjitha procedurave ligjore me vendimin e marrë nga Komisioni i Shqyrtimit të Kundërvajtjeve Administrative pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në datë 3.12.2018 është konfiskuar dhe ka kaluar në pronësi të shtetit dhe me këtë vendim është njohur edhe qytetari”, thuhet në njoftimin e Policisë së Fierit.

 

Pavarësisht njoftimit të Policisë Rrugore të Fierit, emisioni “Stop” zbuloi se ky deklarim nuk është i vërtetë. Stop verifikoi në Drejtorinë e Transportit Rrugor dhe mësoi se automjeti është ende në emrin e qytetarit dhe nuk ka kaluar në pronësi të shtetit.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

(Video) Del telefonata e plotë e Oltës me të shoqin, momenti kur i tha s’ke punë me Luizin

Banorët e Big Brother kanë patur sot mundësinë të...

Edhe Vis Pupa merr telefonatën nga e shoqja: Kupën dua ta çosh në Shkodër

Të martën e kaluar, Arbana Osmani i lajmëroi banorët...

‘A të them me kë jam unë’? Bashkëshortja habit Elvis Pupën?

Elvis Pupa ka zhvillaur ditën e sotmë një bisedë...