Donaldi s’duron dot më, ia plas në sy Beatrix: Nuk dua ta humbas Borën

Episode nga më të ndryshme po ndodhin në BBV. Një natë më parë Donald Veshaj u vu në epiqendër të kritikave. Madje ai u kthye në njeriun e urryer pë mjaft ndjekës nga ekrani. Duket se Donaldi ka kuptuar që po humbet pikë.

 

Me Beatrix të dy komentuan situatën në të cilën ndodhet. Ndërkohë, duke biseduar Donalid shprehet se nuk dëshiron ta humb Borën. “Kam kaluar historinë më të bukur në jetën time. Nuk dua ta humbas”, thotë ai.

 

Puthja e Donaldit me Beatrix është komentuar gjatë kudo. E gjitha kjo prej faktit se aktori tha se kishte rënë dakord me ish të dashurën, Bora Zemani se do të hynte vetëm e do të dilte vetëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Pasi shkëmbeu një puthje me të dhe u duk sikur do të kishte rikthim kur të dilnin jashtë, Donaldi u kujdes që ti dërgonte varësen e tij për të kujtuar datën e lidhjes së tyre. Por puthja dhe afrimiteti me Beatrix ngatërroi gjithcka.

 

Mbrëmjen e djeshme, aktori ka folur rreth të gjitha këtyre situatave. Për këtë kanë komentuar dhe banorët që kanë lënë shtëpinë. Arditi: Më vjen për të vjellë.

 

Paloma: Ai duhet të lërë sonte shtëpinë se jo vetëm një, por dy femra kanë rënë viktimë e dashurisë.

 

Kledi: Donaldi ka qenë gjithmonë i konfuzuar dhe ka situatën time që duhet ta mbyllur një derë për të hapur tjetrën. Asnjëri nuk e di si është të jesh në presionin psikologjik atje.

 

Arditi: Ai kupton që ka gabuar.

 

Kledi: Situata është shumë e vështirë.

 

Arditi: Në sytë e Donaldit flet për një histori hakmarrje. Nëse do ta gjykojmë për një histori jashtë, le ta tregojë. Ne do ta gjykojmë për hsitorinë brenda.

 

Pasi kuptuan se çfarë po ndodh jashtë dhe si është paksa situata, që të dy Donald dhe Triksa u duk sikur u prekën nga e gjithë kjo situatë. Ishte këngëtarja ajo që e përjetoi më fort gjithë këtë ngjarje, e madje i kërkoi edhe falje Bora Zemanit për situatën që është krijuar. Pavarësisht të gjithave, Donaldi u shpreh se e “ka qejf Trixën” dhe Ramosaj tha se ka “dashuron bukur dhe verbër”.

 

Madje mbrëmë që të dy kanë vendosur që të flenë bashkë. Kësaj radhe jo në krevatin e Donaldit ku është edhe DJ PM, por në atë të këngëtares. Duket se do vijojnë që t’i qëndrojnë pranë njëri-tjetrit dhe të “luftojnë” për romancën që nisën në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...