Donaldi ‘zbulon’ arsyen pse la Borën dhe u lidh krejt papritur me Beatrix

Donaldi ka folur për herë të parë për situatën e krijuar mes tij Borës dhe Beatrixës. Sot në dhomën e rrëfimit ai ka treguar se ai priste një shenjë nga Bora, por nuk e mohoi pëlqimin për beatrixën.

 

“Unë këtu kam folur për historinë që kam pasur jashtë me Borën prej pyetjes së Fifi. Nuk kam qejf të më pyesin dhe të përgjigjem. Ka qenë histori shumë e bukur për mua. I kam treguar gjërat ashtu siç janë.

 

Doja ta puthja. Është situatë shumë e ndërlikuar. Janë shumë gjëra që kanë ndodhur jashtë dhe ajo i di shumë mirë gjërat si janë.

 

Ajo për mua ishte një shenjë dhe unë prisja një shenjë. Këtu brenda njerëzit kanë marrë shenja nga më të ndryshmet. Një konfirmim ose diçka. Kam qenë shumë i turbullut, shto këtu situatat jashtë. Kam qenë në një presion dhe përzrjerje ndjenjash shumë të forta. Në momentin që ka ardhur Trixa mua më ka pëlqyer shumë tipi saj por nuk kam dashur tia pranoj vetes këtë gjë. Sepse ndihesha në siklet për një puthje që kisha dhënë, e quaja të gabuar se edhe Semi ashtu thonte.

 

Jemi të izoluar, por njerëzit që duan e bëjnë diçka siç e bëra unë para një milion shqiptarëve. Nuk mundem unë të vazhdoj më kot. Të mendoj si pse, me kë do jetë.

 

Në një format televiziv që personi që unë i dërgoj shenjën është 20 metra larg?”, tha Donaldi.

TE TJERA

spot_img