“Shtëpi bari” në Shkodër. Ndalohet pronarja, një grua 42 vjeç

Policia e Shkodrës ka ndaluar një 42-vjeçare, e cila është pronarja e një banesë ku po kultivohej “bar”.

Sipas uniformave blu, gjatë kësaj çështje të koduar “Jeran”, është zbuluar një ambient i përshtatur për kultivim të bimës, me anë të llambave, në një banesë ku kishte lidhje të parregullt elektrike.

Policia bën me dije se është ndaluar pronarja e banesës dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj.

Ndërsa janë kapur 139 kg ”bar”, fidanë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike dhe baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin nëpërmjet llambave elektrike.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas kishte përshtatur në bodrumin e banesës së tij, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve, organizuan dhe finalizuan çështjen e koduar “Jeran”,

në kuadër të të cilit u ndalua në flagrancë shtetasja: M.V, 42 vjeçe banuese në fshatin Jeran, si dhe është shpallur në kërkim bashkëshorti i saj, shtetasi Gj. V., 55 vjeç, banues në fshatin Jeran, Shkodër.

Janë bllokuar 139 kg lëndë bimore, 132 fidanë të kultivuar në vazo, 63 llamba elektrike, baza të tjera materiale që shërbenin për kultivimin e “barit” nëpërmjet llambave elektrike dhe 1 automjet.

Gjithashtu, në këtë banesë është konstatuar lidhje e parregullt e energjisë elektrike. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...