Gati sa nuk ndodhi tragjedia e radhës në rrugët tona! Përmbyset fugoni me 20 pasagjerë, benzi i pret rrugën

Aksident me gjashtë të plagosur në aksin rrugor Pogradec-Korcë. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të fshatit Velitërnë.

Një mjet tip benz dhe një fugon udhëtarësh i linjës Podgorie – Korçë, po udhëtëonin njëri pas tjetrit në drejtim të Korçës. Krejt papritur mjeti tip benz ka bërë një manovër në rrugë për të hyrë në një pikë karburanti duke i prerë rrugën fugonit.

Përplasja ndodh fillimisht me mjetin nga ana e furgonit, dhe më pas mjeti me 20 pasagjerë ka goditur barrierat anësore të rrugës dhe një reklamë biznesi çka ka sjellë edhe përmbysjen e fugonit.

Nga ana tjetër mjeti tip benz ka përfunduar në anën tjetër të rrugës.

Nga ky a ksident kanë mbetur të plagosur gjashtë persona pesë prej të cilëve udhëtarë në fugonin e pasagjerëve.

Në vendngjarje kanë shkuar tri ambulance dy brej të cilave nga spitali i Korçës dhe një nga pogradeci të cilët kanë bërë edhe transportin e të lënduarve drejt këtyre spitaleve. Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e aksidentit.

Duhet thënë se aksi rrugor Pogradec-Korçë për shkak të kryqëzimeve dhe degëzimeve të shumta është kthyer në një aks të rrezikshëm për drejtuesit e mjeteve por edhe kalimtarët.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...