Artan Hoxha nxjerr sekretin: Ja kush ia dha Bashës informacionin për…

Gazetari Artan Hoxha ka treguar mbrëmjen e kaluar se Lulzim Bashës informacionin për miliona eurot që do të vinin me mjetin “Toyota Yaris” në Shqipëri ia dha një ish-polic i rangut të lartë.

Ai tha se ky person ka njohje personale me Bashën dhe ka qenë edhe vetë pjesë e operacionit.

“Nga informacioni që kam unë Basha ka marrë informacionet me mirëbesim dhe nuk ka qëndruar dot tundimit.

Infot janë dhënë nga një ish-polic i rangut të lartë, që ka njohje personale me Bashën. Njeriu që i ka dhënë infon ka qenë i përfshirë vetë në operacion. Ne e dimë sot të kujt janë ata para.

3.4 milionë eurot janë nga trafiku i ‘mallit’ i një grupi shqiptar që vepron në Amerikën Latine. Basha ka tentuar që të përdorë historinë politikisht, pa llogaritur pasojat.

Basha është mësuar që të mbyllë rastet me procedurë, ai do që të mbyllë këtë histori me autoritetet belge. E çuditshme është se pse Basha ka statusin e të pandehurit, si të tjerët”, deklaroi Hoxha në Syri Tv.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...