Dyshimet e para të policisë janë që ngjarja të ketë lidhje me periudhën 2011-2015 kur Ujka ka shërbyer si kryetar komune ndërkohë që ai është plagosur edhe herë tjeter.
Plagosja ka ndodhur në afërsi të banesës së tij, në një lulishte në pranë Kishës Ortodokse.
Persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij. Ai ka marrë plagë në shtyllën kurrizore dhe është transportuar në spital ku dhe me pas ndërroi jete.
Nga hetimet e para policia dyshon se kjo ngjarje të jetë e lidhur me periudhën që ai ka shërbyer si kryetar komune. Kohë më përpara kanë qëlluar në drejtim të banesës së tij. Ka qenë një sinjalizim dhe 2 herë të tjera persona të paidentifikuar kanë qëlluar në drejtim të tij”- u tha për mediat.