Ehhh pikë e zezë… Vëllai denoncoi humbjen, gjendet e reja: Kot doli në televizor,do iki te i dashuri

Një 26-vjeçare, e quajtur Areta Çauli, nënë e dy fëmijëve, që u denoncua e zhdukur prej 7 ditësh në Durrës nga vëllai i saj, i cili i shqetësuar tha për mediat gjithashtu se dyshonte se ishte rrëmbyer, është gjendur nga policia.

Arjeta Cauli është gjetur në Labinot Katund, ku kishte ikur me të dashurin, me të cilin ishte njohur në “ Facebook”.

Ajo jetonte në familjen e tij, ndërkohë që familja e djalit e kishte mirëpritur si nuse të djalit të tyre dhe janë habitur kur policia iu ka shkuar në shtëpi për të kërkuar nënën e dy fëmijëve që i kishte deklaruar kushërirës së saj se ishte rrëmbyer nga katër persona.

Policia e ka shoqëruar në polici 26-vjeçaren, ku është marrë në pyetje. Mësohet se gruaja e re nuk i kishte treguar bashkëshortit të ri dhe as familjes së tij se ishte në proces divorci dhe se kishte dy fëmijë.

“Nuk i kam thënë të dashurit që isha në proces divorci dhe kisha dy fëmijë, as familjes së tij. Ata më kanë pritur shumë mirë. Do ia tregoja në një tjetër moment.

Vëllai s’kishte pse dilte në televizor. Unë me të s’kam pasur marrëdhënie të mira. Unë ika vetë, nuk me rrëmbyen. Do shkoj prapë tek i fejuari në Labinot Katund. E dashuroj dhe nuk dua të ndahem prej tij”, ka thënë para policisë ajo.

Tashmë 26-vjeçarja do të procedohet për “braktisje të fëmijëve”.

TE TJERA

spot_img