Biondja me Ferrari bën “namin” në Tiranë, policia e kap dhe e gjobit, makina në emër të shkodranit

Mania për të postuar në rrjetet sociale është bërë shpesh herë rrezik për aksidente.

Pak kohë më parë u ashpërsuan masat për shkeljet e kodit rrugor, ku edhe u intensifikua ndëshkimi për përdorimin e celularit në makinë. Por pavarësisht kësaj duket se shumë persona të papërgjegjshëm vijojnë të kryejnë shkelje flagrante, madje edhe në sytë e policisë rrugore.

Një rast i ngjashëm, ka ndodhur ditën e djeshme pranë Sheshit Willson në Tiranë. Shkelësja ishte një vajzë e quajtur Uendi Hoxhaj.

Mësohet se efektivin i policisë e ka parë “live” në rrjetet sociale, ku vajza në fjalë postonte foto dhe video teksa ngiste një “Ferrari” të kuq. Pas kësaj, patrulla e policisë e ka ndjekur dhe ka mundur ta ndalojë pranë Sheshit Willson. Pavarësisht se efektivët i kanë bërë shenjë të ndalojë, vajza në fjalë e cila rezulton të jetë një person tepër i ndjekur në rrjetet sociale, ka vijuar që të filmojë dhe videon ta postojë në profilin e saj ( Ajsiicani ).

Policia ka vendosur një masë ndëshkimore ndaj vajzës në fjalë, pasi përveç përdorimit të celularit, ajo ka qenë edhe pa rrip sigurimi. Gjoba që i është vendosur Undit është 150 mijë lek të vjetra dhe nuk dihet nëse kjo do të shërbejë që Undi të reflektojë apo thjeshtë një argëtim për të.

Nga të dhënat në fletën e gjobës, rezulton se makina është në emër të një personi nga Shkodra me inicialet E.K. Mesa duket Uendi me “Ferrarin” e marrë “borxh” në Shkodër, kësaj radhe i ka shpëtuar pezullimit të patentës, megjithatë do i duhet që të paguajë një gjobë prej 150 mijë lekësh. Uendi ka qenë dakord me gjobën, madje ka pranuar që të firmos për shkeljen e kryer.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...